Revista Spekter Online

Zbulohet sekreti ... Çfarë i mban lidhur Rozin dhe Noysin?
Koopertinë

Jeta shpesh herë ka qënë e pabesueshme për të. Shumë e personifikojnë me një kuti çokollatash. Disa të tjerë e ngjasojnë me një pasqyrë së cilës po nuk i qeshe nuk do të qeshë kurrë.

Kurse vetë Rozana e ngjason me një spektakël teatri. "Një ditë u gjenda përpara një publiku dhe fillova të luaj komedinë time" shprehet ajo.

Kam bërë ç'është e mundur në jetë që spektakli të jetë një ëndërr dhe në fund kur të binte sipari shpresoja të merrja duartrokitjet e publikut.

Sepse vetëm ateherë një artist e kupton se e ka jetuar atë udhëtim deri në fund me buzëqeshje stampuar në fytyrë.

Për më tepër lexoni në revistën print

Si t'i shpëtojmë tradhtisë verore???
Spektër PSIKOLOGJI

Pushimet mund të jenë gërvishtje për çiftet. Gërvishtje që mund të përfundojnë në plagë, në rast se nuk kurohen në kohë dhe me kujdesin e duhur. Jo domosdoshmërisht të qëndruarit në një marrëdhënie ka të njëjtin kuptim me të dashurit patjetër të partnerit. Është pikërisht kjo që e dëmton edhe më tepër lidhjen midis dy personave, që duket sikur e duan njëri-tjetrin, por në fakt jo.

Nëse pushimet dimërore konsiderohen si pjesë e rëndësishme për forcimin e dashurisë dhe marrëdhënies, në të njëjtën kohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pushimet verore.

Në numrin e kaluar pamë tradhtinë verore për shkak të parave. Në këtë rubrikë do shohim vështirësitë e të rezistuarit për dashuri jo më për shkak të anës financiare, por diçka më tepër.

Kur stresi devijon në tradhti

Një arsye e fortë që i shtyn çiftet drejt tradhtisë është stresi. Stresi nga dita e gjatë, stresi nga punët që duhet, por s'mund të bëhen, të nxehtit dhe pa mundësia për të shtyrë të gjithë ditën në punë, i bën njerëzit më të prirur drejt çasteve ndryshe.

Jo vetëm kaq, stresi është një tjetër element që i bën njerëzit jo vetëm të tradhtojnë, por nga ana tjetër e bën edhe më të padurueshme praninë e një njeriu që e kanë patur në krahë për kaq shumë kohë.

Por a ka stresi vetëm nuanca negative?

Në mënyrë absolute jo. Në rast se do të pranohet në mënyrë korrekte, stresi mund të kthehet në një element pozitiv për marrëdhënien. Të qenit në stres mund t'i ndihmojë çiftet të afrohen shumë më tepër me njëri-tjetrin. Jo vetëm për të përballuar stresin, por edhe për t'u afruar akoma më tepër.

Për më tepër lexoni në revistën print

Hera e fundit për Monika Stafën
Më bëtë të mendoj ... "Kurrë mos thuaj kurrë"

Nuk jam më "lulja mos më prek"

Lajmëtarja e lajmit në "Top Channel", rrëfen për "Spektër"-in herën e saj të fundit. Nga Monika Stafa do të arrini të mësoni shumë më tepër.

Përtej ekranit, duket se jeta e saj është një kështjellë gjigante, tek e cila mund ose jo të ketë herë të fundit... E përballur me "zbulimin" e herëve të saj të fundit, tregon për ne një imazh që s'mundet përveçse të jetë personifikim i një njeriu që vështirë se mund të gjesh dy.

E mbani mend herën e fundit që keni thënë: "S'më pëlqen kjo punë që bëj"?

E them aq shpesh, sa nuk mund ta mbaj mend cila ishte hera e fundit. Ndoshta gjysma e punëve që bën një njeri gjatë ditës janë të tilla që duhen, jo që duam. Po flasim për punët, jo për profesionin...

Cila ka qenë hera e fundit që keni blerë një veshje?

Në fillim të kësaj jave. Një ftesë për drekë nga një mik diplomat më shtyu të mendoj për diçka të re në veshje, për të respektuar ditën.

Po që keni thënë "nuk do të blej më asgjë"?

Jo, këtë nuk e them. Dhe nuk mund ta them. Duhet ta dini se kjo është e pamundur për mua. Ju mendoni se unë kam ndonjë guvernante në shtëpi? Edhe sikur të dua, nuk i shpëtoj dot blerjes, është pjesë e përditshmërisë.

Po dhe nëse do ta kishit pyetjen në kuptimin "nuk do të blej më asgjë për veten", të njëjtën përgjigje do t'ju jepja, sepse ngasja për të blerë është gjithnjë më e madhe se qortimi për teprimin.

Çfarë të veshim në party verore?
Kur mendojmë për plazhin, mendojmë gjithmonë për rroba banje dhe aksesorët e saj, por një element tjetër që ka rëndësi, është edhe veshja që duhet të zgjedhim në verë, veçanërisht në party-t verore.

Pjesa më e madhe e verës kalon në plazh dhe kjo bën që koloret të jenë shumë të kufizuara, nuk mund të përdorim ngjyrat e errëta, por ato të hapura.

Gjithashtu, edhe prerjet, modelet, materialet e veshjeve, janë të ndryshme nga ato që veshim në metropol.

Në party preferohen shumë minifundet ose fustanet mini. Këto të fundit kanë qenë shumë të përdorur dhe janë edhe akoma. Materialet preferohen të jenë elastike, me lule dhe me ujëra, gjë që i jep dritë dhe kolor trupit.

3V Soni Malaj
E ngarkuar me koncerte, punimet për albumin e saj të ri, palestrën dhe kanton, të cila nuk i braktis asnjëherë për të qënë përherë në formën e duhur, Soni Malaj gjen kohën për të ndrë me në mendimet e saj lidhur me veshjet dhe së fundi jep këshillën e saj për ato vajza që duan të ndihen tërheqëse...

Një veshje për ju është e kombinuar mirë, nëse ka...?

Ngjyrat në harmoni me njëra tjetrën, po ashtu dhe copen.

Gjatë karrierës suaj, kujt ia keni besuar veshjen?

Stilisteve dhe vetes sime.

Kur e shikoni vetën në televizor, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendoni?

E shikoj me sy kritik për të gjetur ndonjë difekt dhe për të mos e përsëritur më.

Preferoni të bëni ndryshime totale në    look?

Jo, preferoi ndryshime që pamja ime të jetë sa më e pëlqyeshme duke ruajtur              profilin tim

Jeni natyrë që tundoheni kollaj kur doni të blini diçka dhe e blini menjëherë, apo mendoheni shumë përpara se të vendosni?

Nqs diçka më pëlqen e blej menjëherë, por pa kaluar cakun e mundësive të mija financiare.

Jeni penduar ndonjëherë për diçka që keni blerë?

Po ka ndodhur, përgjithësisht për veshje.

3 V me Kaltrina Selimin Veshje të VIP-ave në vite
"Ju tregoj për fustanin tim që triumfoi në Romë" ...

Por jo vetëm kaq

E dashuruar me veshjen! Nuk mjafton me kaq. Më tepër se domosdoshmëri, veshja për të është një element shumë i rëndësishëm argëtimi dhe personaliteti të ndërthurur së bashku. Kaltrina Selimi hap për publikun një portë që nuk e ka treguar kurrë me detaje se çfarë ka brenda saj.

Pa as më të voglin hezitim, na tregon për gjithçka. Madje, edhe për ato veshje që do t'i mbajë ndoshta edhe për të gjithë jetën në gardërobën e saj.

"Unë veshjen e adhuroj, t'i dua më duket fare pak", - thotë Kaltrina Selimi.

Veshja për ju është?

Diçka shumë e rëndësishme dhe që unë i kushtoj shumë kujdes.

Një veshje për ju duhet të ketë me patjetër...

Shije.

A është e dashuruar Kaltrina pas një veshjeje?

Po, kam shumë nga gardëroba ime që i pëlqej.

Pse duhet të pushojmë???
Pushimet kanë të bëjnë me gjëra të ndryshme, që njerëzit presin nga një pushim. Çka ofron për të kaluar kohën, bazuar kjo në nevojën për të udhëtuar.

Kjo historikisht është varur prej buxhetit. Mënyra më e mirë për të pushuar është të prenotosh një hotel, me kushtin që të jetë sa më larg punës dhe rutinës së përditshme.

Por edhe ata, të cilët nuk e kanë diskutuar kurrë portofolin, e kanë jo pak të vështirë të zgjedhin.

Vende të ndryshme nga e gjithë bota u bëjnë jehonë vendeve turistike, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë turistë.

Por, së fundmi, ndoshta të lodhur prej pushimeve të zakonshme, njerëzit kanë nisur të orientohen drejt udhëtimeve dhe pushimeve aventureske.

Për më tepër lexoni në revistën print

Trajtimi i flokut në stinën e verës
Sa herë që vjen sezoni i verës, është mirë që të përdoren produkte, të cilat e mbrojnë flokët nga nxehtësia, faktori i pishinës dhe kripa.

Duhen përdorur shampo që janë me përbërës pastrues nga këto mbetje si klori, kripa dhe salcedina, por në të njëjtën kohë ndihmojnë në hidratimin e flokut.

Produkte të tjera që duhen përdorur për të mbrojtur flokun këtë verë janë kremrat rigjenerues dhe hidratues, si dhe vajrat me filtër UV mbrojtës. Këto të fundit mbrojnë sipërfaqen e flokut nga faktorët agresivë të stinës së verës.

Relativisht, uji edhe dielli i bëjnë shumë mirë flokut, por kjo nuk do të thotë që ne të abuzojmë dhe mos të mbrohemi. Një flok i trajtuar dhe i mbajtur mirë gjatë plazhit, është shumë herë më i shëndetshëm sesa një flok i patrajtuar, që s'ka qenë në

plazh.

Teoria "vë kapele për të mbrojtur flokët", nuk është aq e suksesshme sesa një ndenje në hije dhe vendosja e trajtuesve në flokë.

Mbajtja e kapelës për një kohë të gjatë në diell stimulon djersitjen dhe si pasojë mos ajrosjen e lëkurës së kokës. Si rrjedhim, kjo shkakton problem për flokët.

Çfarë shkakton dielli në lëkurë?
(...vijon nga numri i kaluar)

Shkencat moderne informojnë se shumë efekte të padëshirueshme shfaqen nga qëndrimi në diell, si plakja dhe kanceri i lëkurës. 80% e plakjes së lëkurës shkaktohet nga ekspozimi në diell. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell shkakton plakje të parakohshme.

Ky ekspozim karakterizohet nga rrudhat, njollat, tharja e lëkurës dhe humbja e tonusit të lëkurës. Lëkura humbet kolagenin, elastinën, dëmtohen enët e gjakut (duke u plasaritur në sipërfaqe, rremat e gjakut), shfaqen rrudhat, njollat kafe, nishane, alergjitë nga dielli.

Në qoftë se digjeni nga qëndrimi në diell, ndiqni këto këshilla:

- qëndro në vend të freskët

- bëj banjë me ujë në temperaturë 36 gradë, jo shumë të ftohtë

- pi ujë në sasi të madhe

- mbaj veshje të holla, jo të shtrënguara

- apliko xhel "aloe", ose zbutës (after sun), pas qëndrimit në diell, që qetësojnë dhe zbusin lëkurën.

- përdorni antipiretike, n.q.s. djegia shoqërohet me temperaturë të lartë.

Dermatiti solar

Është një lloj alergjie nga dielli, që prek kryesisht njerëzit me lëkurë të bardhë dhe të ndjeshme. Ajo shfaqet me skuqje, puçrra të vogla të kuqe në zonën e lëkurës, që është ekspozuar në diell. Shfaqet disa minuta ose orë pas ekspozimit në diell dhe shoqërohet me kruajtje të shumta.

Për më tepër lexoni në revistën print

Mmmmm... pushime pa dietë
Spektër-dietë

Për jo pak nga ne, pushimet janë ditë të mrekullueshme. Por nga ana tjetër, janë ditët më problematike për shkak të ushqimeve dhe pa aftësisë për t'i rezistuar mmmmm-së. Ushqimet e shijshme ndaj të cilëve na mbetet vetëm të dorëzohemi, jo rrallëherë i kanë kthyer ditët e vakancës në ditë stresi, duke ngrënë dhe qëndruar përpara pasqyrës njëkohësisht.

Ndërsa qëndroni përpara restoranteve dhe pjatave gjigante, stresoheni duke ngrënë dhe mosngrënë asgjë. Në fakt, keni ndezur një ndjenjë të brendshme për të ngrënë fillim e mbarim gjithçka.

Mësoni të ndryshoni idetë tuaja, se dieta është mënyra më e mirë për të humbur disa kile. Në këtë guidë ushqyese "Spektër"-i bën për ju një dhuratë që do t'i bekojë pushimet tuaja.

Tani të hani, pa shtuar në peshë, të shijoni çdo meny pa u ankuar më pas për rritjen e përmasave tuaja, të peshoheni dhe të shikoni që pushimet kanë mbajtur një peshë normale për ju... janë këto ç'ka do të mund të lexoni.

Mos harroni që të pangrënët rrit dëshirën e të ngrënit, ndërsa të ngrënit rrit dëshirën për të kontrolluar peshën.

Ja çfarë mund të hani në bregdet

Ndërsa jeni në bregdet dhe ju duhet patjetër të hani diçka, vakti juaj duhet të jetë sa më i lehtë. Sallatë e freskët, sanduiç i kënaqshëm, madje mund të konsumoni edhe një pulë të shijshme, të gjitha këto të bëra në skarë. Në rast se vërtet do të bindeni që ju s'duhet të hani vend e pa vend dhe kohë e pa kohë, kjo do të jetë mjaftueshëm për deri në orën 18.00.

Për më tepër lexoni në revistën print

11 minuta me Sinan Vllasaliun
11-ën e lidh me tragjeditë e jetës sime, por edhe me ...

Në këtë muaj të nxehtë, 11 minutat tona i kushtohen këngëtarit kosovar, Sinan Vllasaliu. Për të koha është e artë, por kur behët fjalë për komunikim me publikun, edhe orët duken pak. "Publikut i qofshin falë jo vetëm njëmbëdhjetë minuta", por edhe shumë më tepër.

Në këtë intervistë njohim edhe më tepër nga ky këngëtar mjaft i preferuar, jo vetëm prej të rinjve.

Me hitet e tij më të fundit, duket të jetë konfirmuar edhe më tepër karriera e tij prej këngëtari të suksesshëm.

Sinanin e karakterizon një qetësi dhe korrektësi e lexueshme. Por jo vetëm kaq... Mësoni më tepër rreth tij në këtë 11-minutësh që ai i kushton revistës "Spektër" dhe lexuesit të saj.

Çfarë ju kujton numri 11?

Vdekjen nënës sime dhe tragjedinë e Amerikës.

A mendoni ndonjëherë ku do të jetë Sinani në 2011-ën?

Me siguri në SHBA.

Për më tepër lexoni në revistën print

THONGAT - TË MIRA APO JO ?
Pyetje:

Doktor,

Unë jam një vajzë që  vesh thonga dhe ato më japin një kënaqësinë që nuk e marr prej asgjëje tjetër. Kam dëgjuar nga disa njerëz, se thongat shkaktojnë disa infeksione.

A duhet të ndaloj përdorimin e tyre?

Falemnderit.

Përgjigje:

Shumë njerëzve, ashtu si edhe ty, u pëlqejnë thongat. Ato janë më seksi dhe më eksituese. Shumë gra dhe vajza që i përdorin, vlerësojnë lirinë e çmuar  që ato u japin, kur i krahasojnë me të mbathurat e zakonshme që u duken anët e kthyera mbi fustan.

Thongat, me sa duket, kanë marrë përhapje të gjerë edhe në vendin tonë. Ato kudo në botë janë një treg i madh. Mjafton të themi se afërsisht 575 milion dollarë është vlera e thongave që tregtohen çdo vit në Amerikë(130 milion palë thonga çdo vit.).

Ndonse përdorimi i tyre është kaq shumë i përhapur, dëmi që shkaktojnë tek vajzat dhe gratë që i përdorin, nuk është i provuar. Kjo ndodh sepse deri tani, nuk ka asnjë studim shkencor që ta lidhë veshjen e thongave me infeksionet e traktit urinar, ose infeksionet nga myku.

Ndërkaq, shumë gjinekologë , raportojnë në mënyrë anekdotike e jo shkencore, se është në rritje numri i vajzave dhe grave që vuajnë nga infeksionet vaginale dhe infeksionet urinare të përsëritura, midis atyre që veshin thonga. Ky është një shqetësim  i doktorëve dhe ata janë përpjekur ta shpjegojnë pse ndodh kjo.

Për më tepër lexoni në revistën print

Nuk jam Shën Maria
Maria De Filippi, tregon se ka bërë mëkate, por të vogla.

Ka deklaruar së fundi se: "Kam vjedhur në shtëpinë time, kam shitur argjendarinë për të paguar gjobat".E imagjinoni se këto fjalë kanë dalë nga goja e prezantueses së njohur italiane Maria De Filippi?

Personaliteti televiziv të cilës i dedikojnë suksesin shumë balerinë të njohur shëiptarë që kanë bërë emër në spektaklin italian, ka rrëfyer për fëmijërinë dhe adoleshencën e saj.Maria merte shumë gjoba me motorrin e saj Vespa dhe nuk arrinte ti paguante.Për këtë arsye, ajo shiste argjendarinë e vjedhur te shtëpisë së saj.

E çuditshme ta imagjinosh Marian në një situatë kaq të largët nga ç`jemi mësuar ta njohim. Në valën e kujtimeve ajo kujton edhe puthjen e saj të parë: "Ka ndodhur në Pavia, kam puthur një djalë që quhet Paolo Marconi, akoma e kujtoj sepse kishte një motorr Ciao dhe unë kisha xhinse që quheshin Clipper: ishin të tmerrshme, të parehatshme, ngjit pas trupit me një fasho të kuqe tek xhepat, isha në vit të tretë".

Për më tepër lexoni në revistën print

Java e modës në Berlin

Uaaaa ... STOP dietave
Hani, pini dhe qëndroni në formë këtë verë!

Jeni lodhur nga dieta të pa qëna. Keni parë që thjeshtë keni "gënjyer" veten me idenë se po mbaj dietë.

Provoni të thoni stop dietës këtë sezon veror.

Mos harro !!!

Dietologë të famshëm nga e gjithë bota kanë cilësuar gjithmonë...

"Ju jeni gjithçka që ju hani"

"Ju jeni gjithçka që ju hani" Tani pyesni veten

A nuk është vërtet e nevojshme të ushqeheni mirë?

Provoni të konsumoni ndonjërin prej këtyre ushqimeve dhe do ta vini re se sa e rëndësishme është të ushqyerit për ju...

Për më tepër lexoni në revistën print