Nuk jam Shën Maria
19/08/2009
Maria De Filippi, tregon se ka bërë mëkate, por të vogla.
Ka deklaruar së fundi se: "Kam vjedhur në shtëpinë time, kam shitur argjendarinë për të paguar gjobat".E imagjinoni se këto fjalë kanë dalë nga goja e prezantueses së njohur italiane Maria De Filippi?
Personaliteti televiziv të cilës i dedikojnë suksesin shumë balerinë të njohur shëiptarë që kanë bërë emër në spektaklin italian, ka rrëfyer për fëmijërinë dhe adoleshencën e saj.Maria merte shumë gjoba me motorrin e saj Vespa dhe nuk arrinte ti paguante.Për këtë arsye, ajo shiste argjendarinë e vjedhur te shtëpisë së saj.
E çuditshme ta imagjinosh Marian në një situatë kaq të largët nga ç`jemi mësuar ta njohim. Në valën e kujtimeve ajo kujton edhe puthjen e saj të parë: "Ka ndodhur në Pavia, kam puthur një djalë që quhet Paolo Marconi, akoma e kujtoj sepse kishte një motorr Ciao dhe unë kisha xhinse që quheshin Clipper: ishin të tmerrshme, të parehatshme, ngjit pas trupit me një fasho të kuqe tek xhepat, isha në vit të tretë".
Për më tepër lexoni në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ