Mmmmm... pushime pa dietë
20/08/2009
Spektër-dietë
Për jo pak nga ne, pushimet janë ditë të mrekullueshme. Por nga ana tjetër, janë ditët më problematike për shkak të ushqimeve dhe pa aftësisë për t'i rezistuar mmmmm-së. Ushqimet e shijshme ndaj të cilëve na mbetet vetëm të dorëzohemi, jo rrallëherë i kanë kthyer ditët e vakancës në ditë stresi, duke ngrënë dhe qëndruar përpara pasqyrës njëkohësisht.
Ndërsa qëndroni përpara restoranteve dhe pjatave gjigante, stresoheni duke ngrënë dhe mosngrënë asgjë. Në fakt, keni ndezur një ndjenjë të brendshme për të ngrënë fillim e mbarim gjithçka.
Mësoni të ndryshoni idetë tuaja, se dieta është mënyra më e mirë për të humbur disa kile. Në këtë guidë ushqyese "Spektër"-i bën për ju një dhuratë që do t'i bekojë pushimet tuaja.
Tani të hani, pa shtuar në peshë, të shijoni çdo meny pa u ankuar më pas për rritjen e përmasave tuaja, të peshoheni dhe të shikoni që pushimet kanë mbajtur një peshë normale për ju... janë këto ç'ka do të mund të lexoni.
Mos harroni që të pangrënët rrit dëshirën e të ngrënit, ndërsa të ngrënit rrit dëshirën për të kontrolluar peshën.
Ja çfarë mund të hani në bregdet
Ndërsa jeni në bregdet dhe ju duhet patjetër të hani diçka, vakti juaj duhet të jetë sa më i lehtë. Sallatë e freskët, sanduiç i kënaqshëm, madje mund të konsumoni edhe një pulë të shijshme, të gjitha këto të bëra në skarë. Në rast se vërtet do të bindeni që ju s'duhet të hani vend e pa vend dhe kohë e pa kohë, kjo do të jetë mjaftueshëm për deri në orën 18.00.
Për më tepër lexoni në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)

KOMENTI JUAJ