Të gjitha ngjyrat janë Benetton
28/04/2009
Vetëm një mendje e lirë mund të shëtisë nga pamjet shokuese të një çifti që puthet me pasion dhe nuk janë dy njerëz dosido, por një murgeshë e një prift dhe një kukull, që vetëm vogëlushe nuk është, se tashmë Barbie i ka mbushur të pesëdhjetat.
Në këto ekstreme kanë kaluar fushatat e markës së madhe të veshjeve Benetton, por në këto hapësira mes së pamundurës, njerëzit kanë gjetur veten dhe kompania ka gjetur milionat, që dëshmojnë suksesin.
Benetton Grup sh. a, është një shoqëri veshjesh globale, me qendër në Trevizo, Itali. Emri vjen nga familja Benetton, e cila e themeloi këtë shoqëri në vitin 1965.
Edhe sot aventura e këtij gjiganti industrial vazhdon me "Benetton Group's" dhe Qendra Kërkimore e promovimit të kompanisë, mbështetet në besimin e Luciano Benetton-it, se komunikimi me njerëzit nuk duhet t'i ngarkohet një shoqërie të jashtme, por duhet të lindë nga vetë zemra e shoqërisë.
Për më tepër në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ