Sfidat e të bërit prind ...
28/04/2009
Jo pak çifte martohen dhe që në fillim jetojnë më dëshirën për t'u bërë prindër. Por, sa detyrë e vështirë!!! Midis dëshirës dhe ëndrrës ngrihet një sfidë gjigante. Shpesh, përjetimet, më tepër se asnjë anë tjetër prekin anën psikologjike.
Të bërit prind është jo vetëm një ndjenjë përrallore, por është, ndoshta, e vetmja e tillë pa kufij botërorë. Është një gjuhë e vetme. Më tepër se gjuhë psikologjike, kjo mund të mos konsiderohet tjetër.
Pamje e përgjithshme:
Shkenca psikologjike, me të drejtë këtë e konsideron "Tranzicion". Çiftet që përjetojnë të bërit për herë të parë prind, përballen me ndryshme thelbësore në jetën e tyre të përbashkët. Gjatë kësaj kohe marrëdhënia forcohet akoma më tepër dhe merr fund situata e roleve të ndara.
Marrëdhënia martesore, gjuha që ato flasin, sjelljet e tyre dhe gjithçka tjetër, përballet me një ndryshim rrënjësor. Për krijimin e programeve të tilla janë shpenzuar me miliona dollarë. Por, më tepër se një martesë e shëndetshme, asgjë tjetër nuk mund ta kapërcejë këtë sfidë.
Sakrificë për të "krijuar" probleme...
E, me sa duket, ligji i natyrës, "një jetë lind për të krijuar jetë pas saj", duket të jetë kuptimplotë në çdo aspekt. Deri në datëlindjen e parë të fëmijës së parë, gjithçka duket perfekte.
Pas kësaj, studimet tregojnë që çiftet kundërshtojnë njëri-tjetrin të paktën 90 % më tepër se më parë. Jo vetëm kaq..., konfliktet rriten, marrëdhëniet e tyre janë disa herë më të ulëta dhe, mbi të gjitha, thuhet se çiftet shohin anën negative më tepër se atë pozitive tek njëri-tjetri. Pjesa më e madhe e konflikteve në çift është e shkaktuar nga fëmijët me emocionet dhe sjelljet e tyre. Duket se lidhja e prindërve me fëmijën ndikon
psikologjikisht në "veset" që ai krijon. Sipas psikologëve është e rëndësishme që, sidomos pas 16-mujorëshit të parë, prindërit të bëjnë kujdes me fëmijën e tyre. Është kjo faza ku çifti duhet të rimarrë veten dhe t'i kthehen lidhjes së mëparshme, ndoshta edhe më me forcë.
Për më tepër në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ