Hera e fundit e Xhemi Shehut
28/04/2009
"E gjithë jeta ime është shumë e bukur për të qënë e vërtetë"
Të gjitha vajzat që ëndërrojnë spektaklin do të donin të ishin në vëndin e saj.
Aktualisht drejton në krah të Adi Krastës "E diell", dikur imazhi i Digitalb, Xhemi tregon për revistën tonë shumë gjëra që nuk i dinim për të.
Jeta e saj i duket si ëndërr kur përballet me situata të rënda që njerëz të ndryshëm përjetojnë. E vetmja gjë që i mungon në jetë është...
Kur ka qënë hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Afërsisht përpara nje jave, kur një shokun tim e kapi një lemzë vërtet e çuditshme që se kisha dëgjuar kurrë më parë. Kam qeshur vërtet shumë me të edhe pse s'duhej duke qënë se ai u vu në siklet ca nga lemza, e ca nga të qeshurat tona.
Po hera e fundit që keni qarë?
Nuk ka të shtunë që unë të mos përlotem dhe kjo falë Big Brother. Ky edicion i dytë i këtij spektakli është i tej mbushur me emocione.
Hera e fundit që keni thënë: "Kjo që po jetoj është shumë e bukur për të qënë e vërtetë"?
E gjithë jeta ime është shumë e bukur për të qënë e vërtetë. E them gjithmonë këtë kur përballem me situata të rënda që njerëz të ndryshëm përjetojnë.
Cila ka qënë hera e fundit që keni dalë nga vetja?
Në përgjithësi e kam shumë të vështirë të dal nga vetja ime. Nuk di të shtirem dhe ky është problem në disa raste. P.sh kur më duhet të qesh për hir të dikujt apo diçkaje nuk arrij dot ta realizoj njëqind përqind, sepse mendimet dhe ndjenjat e mia të vërteta nuk më lejojnë.
Kur keni thënë për herë të fundit "Më fal"?
S'mbahet mend sa kohë kam pa e thënë këtë fjalë, megjithatë kjo s'do të thotë që nuk kërkoj ndjesë kurrë. Nuk kam turp të them më fal!
Për më tepër në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ