Estetikë
29/04/2009
Dielli i pranverës dhe njollat
Kemi hyrë në stinën e pranverës dhe bashkë me të fillon shqetësimi i shfaqjes së njollave, theksimit të tyre nga dielli i pranverës, që fillon në këtë muaj.
Shumë vajza dhe gra në këtë periudhë të vitit kanë probleme me lëkurën, për sa u përket njollave që shfaqen menjëherë nga dielli.
Mënyra e vetme për t'u ruajtur nga dielli i pranverës është përdorimi i kremrave me filtër mbrojtës, UVA dhe UVB. Indeksi mbrojtës (SPF) rekomandohet të paktën me 30 ose 50, ndryshe nga dimri që varionte në SPF 15-20.
Mos të harrojmë që solari vendoset 20 minuta para ekspozimit në diell dhe me të lyhet jo vetëm fytyra, por edhe qafa me dekoltenë.
Duhet të përdoret në formë kremi jo qumësht locion, ose xhel, pasi ka aftësi mbrojtëse më të madhe, për shkak se është më i trashë.
Nuk duhet harruar që nuk lejohet përdorimi i pudrës ose i kremit pudër sipër solarit, pasi në këtë mënyrë prishet efekti mbrojtës i solarit.
Në rastet kur është i domosdoshëm përdorimi i tij, mund të zgjedhim krem pudër me SPF 30, duke eliminuar përdorimin e solarit.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ