ÇDO GRUA DUHET TA PËLQEJË SEKSIN
29/04/2009
Shumë gra dhe vajza, në emisionet e mia televizive dhe në pyetjet me shkrim, më pyesin lidhur me seksin e orgazmën.
Ato, përgjithësisht, janë të shqetësuara ngaqë nuk arrijnë të ndjejnë kënaqësinë e jetës seksuale, nuk arrijnë dot në orgazmë, madje, shumë prej tyre kanë humbur dëshirën për seks dhe seksi bëhet si një lloj detyrimi.
Që në fillim dua të them se këto vajza dhe gra nuk janë pak. Sipas studimeve, gjatë gjithë jetës, vetëm 1/3 e grave e arrijnë orgazmën gjatë marrëdhënies seksuale.
Gjithkujt i lind pyetja: Çfarë duhet të bëjë një grua, që t'i pëlqejë seksi?
Shumë njerëz, madje dhe profesionistë, i përgjigjen kësaj pyetjeje kështu: Të gjejë partnerin e duhur. Të ushtrohet në palestër dhe të mbajë dietë që të ketë trup të mirë. Ta ndihmojë fati.
Këto nuk e zgjidhin problemin e këtyre grave. Çdo grua duhet të dijë se gjithçka është brenda saj dhe se gratë që e pëlqejnë seksin janë, vetë eksperte të kënaqësisë së tyre seksuale. Çdo grua duhet të përpiqet që ta rrisë vetë nivelin e jetës dhe të kënaqësisë së saj seksuale.
Për më tepër lexoni në revistën print
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ