Mëso të zgjedhësh këmishën që është në modë
25/03/2009
Këmishët, në plan të parë, të krijojnë përshtypjen që gjithmonë janë njëlloj, por gaboheni, pasi moda është gjithnjë në evoluim dhe nxjerr në modë çdo vit elemente të reja në këmisha dhe veshje në tërësi.
Për të qenë në koherencë me propozimet e modës, ne po ju parashtrojmë detajet dhe elementët e veçantë, që bëjnë ndryshimin në këtë sezon, pikërisht te këmishët.
Këmishët ndahen gjithnjë në këmisha klasike dhe sportive. Kur kemi të bëjmë me këmishën klasike, gjithnjë nuk mund të stilizojmë një jakë, pa pasur parasysh kravatën, pasi ato janë pjesë përbërëse të njëra-tjetrës.
Për më tepër në revistën print
Aktualisht, këmishët në modë
Janë ato të viteve '50-të dhe që vazhduan deri në vitet '65. Është pikërisht moda e Bitëllsave, me linjë pas trupit të puthitur. Kravatat që duhet të shoqërojnë, duhet të jenë të holla, të gjata dhe me shkëlqim materiali.
Jaka, që i mbështet kësaj kollareje, duhet të jetë e vogël, jo më e gjatë se dy centimetra, me kam po të vogël.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ