Njeriu i vijave të bardha, blu dhe të kuqe
24/02/2009
Tommy Hilfiger
Tri ngjyra ka zgjedhur Tommy Hilfiger për të pushtuar botën.
Kur s'kishte asgjë në xhepa, ai kishte më shumë, sepse ishte plot me ide brilante. I mjaftuan vetëm njëzet palë xhinse për të filluar një biznes, që sot e rendit mes stilistëve më të pasur në Amerikë dhe një nga personalitetet e markave më të njohura të globit.
Ka lindur më 24 mars të 1951-shit, në Elmira, një qytet i vogël në shtetin e Nju Jorkut. Tommy është fëmija i dytë nga nëntë vëllezërit Hilfiger të një familje katolike irlandeze. Në 1961-shin, ndërsa ndiqte në qytetin e lindjes "Free Academy", mori guximin që, me një kapital prej 150 dollarësh, të nisë karrierën e tij të shitjes së xhinseve me pakicë.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ