Këpucët e duhura
16/02/2009
Takat e këpucës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në emërtimin e tyre sport-klas. Nuk është e thënë që gjithmonë këpucët me taka të larta mund të jetë elegante. Pikërisht, sivjet, kemi avantazh nga tendencat që sjell moda. Këpucët kanë një stil disi maskil. Ato vijnë me bazë si këpucë mashkullore, por detaje të veçanta i bëjnë ato të duken shumë feminile.
Ato janë kryesisht këpucët disi maskime, që kanë takë tri deri katër centimetra, por, edhe pse taka nuk është në stilin hip, pra, shumë e lartë, vijnë shumë elegante dhe sharmante në pamje.
E rëndësishme në përzgjedhjen e tyre është tipi i lëkurës. Akoma më mirë, nëse është lustrin, sepse përmban llojin e elegancës më të madhe. Duke i kombinuar me një fund stil elegant tubin, ose me pala skoceze, me një këmishë kashmiri, ose një golf pambuku, ju jeni po në tendencë dhe shumë e personalizuar në veshje.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ