Kate Winslet Bullafiqja seksi.
23/02/2009
Aktorja e kandiduar pesë herë për çmimin Oskar, këtë radhë nuk ka ndërmend ta lëshojë që t'i shpëtojë.
Tingëllojnë pak të besueshme fjalët e aktores, që emocionoi botën me rolin e Rozës në filmin Titanik, kur ajo tregon se nuk shqetësohet për kilet e tepërta që mban në trup. Nga fotografitë e fundit që, përveçse provokuese e tregojnë atë në formë të përsosur, ndjehet se ajo parapëlqen të pozojë si vajzë seksi.
Kate Winslet ngjan më e re se mosha e saj 33-vjeçare. Rënia në peshë nuk ka hequr dot nga ajo epitetin "vajza e vogël bullafiqe", që e ka shoqëruar prej shumë kohësh. Kate nuk ka bërë kurrë sakrifica për t'u dobësuar në mënyra të shpejta, sepse qysh fëmijë ka dyshuar se vajzat shumë të dobëta, thellë-thellë nuk janë të lumtura.
E shfaqur para kritikëve dhe publikut me dy filma, ku i pari Revolutionary Road, është me regji të bashkëshortit të saj, Sam Mendes, dhe në krah ka kolegun e Titanikut, Leonardo Di Caprio, dhe i dyti The Reader, me regji të Ralph Fiennes, Kate Winslet ka marrë vetëm fjalë të mira për interpretimin e saj.
The Reader është historia e dashurisë mes një djaloshi 15-vjeçar dhe një gruaje 38-vjeçare, në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ