Gruaja në festën e 8 Marsit, më shumë femër se kurrë
24/02/2009
Festa e 8 Marsit, prej vitesh kremtohet edhe në vendin tonë si në të gjithë botën, nga gratë. Një vend të rëndësishëm dhe preokupim për çdo grua është stili dhe mënyra e të veshurit në atë ditë.
Revista "Spektër", për të thjeshtëzuar sadopak dilemat e zgjedhjes së veshjes dhe grimit për gratë, ju paraqet guidën e mëposhtme, ku përmbledh gjithçka për look-un, dhuratat dhe idetë për të festuar. Sekreti i pamjes së jashtme është të qenit dhe të ndierit më shumë femër se asnjëherë në këtë ditë.
Këshilla e duhur për veshjen dhe look-un, sipas stilistes Anila Konomi
Gratë, në festën e tyre duhet të aplikojnë kryesisht ngjyra të ngrohta në veshje dhe që bien shumë në sy. E rëndësishme është që të kenë parasysh proporcionet, larg fustanet e gjata, pasi krijojnë lodhje të figurës.
Aksesorët duhet të jenë të mëdhenj, kryesisht butaforikë në forma dhe përmasa.
Vend shumë të rëndësishëm duhet të zënë vathët në këtë natë, ato duhet të jenë të mëdhenj dhe të punuar, të kenë brenda shumë art dhe fantazi. Mundësisht sa më të gjatë, deri në përkëdheljen e supeve
Krehja: duhet të jetë sa më natyrale dhe tepër vajzërore, jo me fryrje dhe butafori, por, sa më thjesht, aq më këndshëm.
Grimi: te sytë të aplikohen tonalitetet e ngrohta në lyerjen e tyre si, e kaltër e lehtë, rozë, lejla, të cilat përbëjnë dhe tendencat e sezonit të pranverës. Larg dritëhijet e errëta, larg përdorimi i lapsit të zi dhe i penelit
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(1)
Reviste e bukur dhe me shume kuriozitete per boten e sotme te modes dhe te Vipave, urime dhe suksese.