A u është kushtuar vëmendja e duhur performancave në festival?
20/02/2009
Gjykim stilisti
Festivali i fundvitit është dhe do mbetet një nga evenimentet më kryesore të muzikës, edhe pse për një periudhë e pati shkëputur disi vëmendja ndaj tij. Por, të qenit në qendër të vëmendjes duhet të ketë sharmin e duhur që, realisht e meriton. Ne duhet të mbartim nga jashtë elementet pozitive.
Duke pasur si shembull pozitiv Sanremon, që ka pothuajse një trajtë në konceptim dhe garim, porse shkëlqimi i anës estetike dhe artistike është në maksimum, gjë që, fatkeqësisht, edhe pse po afron gjysmë shekulli akoma nuk kemi një koncept të qartë të performancës artistike të këngëtarëve.
Dora e një drejtori artistik ose kostumograf të saktë do t'i jepte drejtimin dhe frymën e duhur. Prezenca e kompetentit artistik në performancë nuk do thotë censurim. Veshja do vazhdonte të ishte e lirë. Performanca duhet të jetë e lidhur me muzikën.
TAGS:
Cfare mendoni? Shikoni ose jepni mendimin tuaj me poshte
(0)
KOMENTI JUAJ